Mjeti doli nga rruga në aksin Berat-Fier, shpëton për mrekulli shoferi

schedule13:38 - 24 Janar, 2018

schedule 13:38 - 24 Janar, 2018

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Fier, në vendin e quajtur Qafa e Sqepurit.

Mjeti tip Ford që udhëtonte me shpejtësi doli nga rruga dhe është rrokullisur disa herë.

Drejtuesi i mjetit Agron Demaj ka pësuar lëndime dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit të Beratit. 30 vjeçari udhëtonte i vetëm në makinë./abcnews.al