Dr. Kenneth Remy, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet sociale i bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, ndaj koronavirusit.
Remy, mjek në Misuri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasqyron situatën e vështirë me të cilët përballen çdo ditë infermierët, stafi, të cilët pavarësisht presionit apo lodhjes janë të detyruar të vazhdojnë punën, në përpjekje për të shpëtuar jetët e pacientëve të infektuar me COVID-19.
Ai synon të tregojë së me çfarë përballet një pacient i prekur me koronavirus, duke dhënë edhe një mesazh ndërgjegjësues.
Ai shprehet për BBC se mbajtja e maskës nuk është më e pakëndshme se sa vendosja e një plastikë në rrugët e frymëmarrjes, ndërsa shton: “U ndjeva i detyruar të publikoj këtë video pas tronditjes që morëm nga humbja e një pacienti”.
“Kështu është kur ju merrni frymë 40 herë në minutë, nivelet e oksigjenit do të ulen. Shpresoj që momentet e fundit të jetës suaj të mos duken kështu”, shprehet Remy, duke shpjeguar se ishte kujdesur për një pacient që ndodhej në intubim, i cili i kërkoi që t’i tregonte familjarëve se i donte, pasi dyshonte se nuk do ta fitonte betejën me koronavirusin. Ndodhi që kishte të drejtë, pasi pak më vonë,ai humbi jetën”, tregon mjeku.
“I hope that the last moments of your life don’t look like this”
A doctor in Missouri has made a video simulating what a patient dying from Covid-19 might see – in a bid to urge people to wear face maskshttps://t.co/X0aLsy4hdC pic.twitter.com/f8Fotu9tgC
— BBC News (World) (@BBCWorld) November 26, 2020