Mjeku anestezist shpjegon përse u hoq hidroksiklorokina nga terapia

schedule09:58 - 1 Qershor, 2020

schedule 09:58 - 1 Qershor, 2020

Mjeku anestezist Teni Kamberi në një intervistë në “ABC e mëngjesit” ka sqaruar arsyet e heqjes së hidroksiklorokinës nga terapia.

Kamberi theksoi se për të vërtetuar që një medikament ka apo jo efekt duhet të kalojë nëpër disa studime të mirëfillta.

“Që një medikament të vlerësohet nëse ka apo jo efekt duhet të bëhen studime shumë të thella. Studimi më serioz është studimi i dyfishtë, qorrazi. Pra përdoret hidroksiklorokina dhe placebo (një medikament që nuk ka asnjë gjë). Bëhen dy grupe të pacientëve edhe shihen rezultatet. Mjeku që trajton këta pacientë nuk e din se me çfarë medikamenti është. Në fund vlerësohet nëse është efikase ose jo”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai u shpreh se janë bërë shumë studime në një ndër të cilat u përfshinë 90 mijë pacientë dhe rezulatet treguan se hidroksiklorokina nuk kishte rezultate efikase.

“Por edhe ky studim ka vend për tu kritikuar sepse është vetëm studim për të marrë informacione. Përfundimet për këtë medikament janë nxjerrë pas shumë rezultateve të marra nga pacientë të cilët kanë qenë në gjendje të rëndë” , tha Kamberi.

Nëse kjo përdoret në stadin fillestar përse ta heqim nga protokolli?

Kamberi: Ky është një debat shumë i madh i shkencëtarëve. Edhe OBSH i ka ndalë studimet edhe Franca e tërhoqi si trajtim me një dekret. Pra për momentin është e ndaluar.

Ka ndonjë preparat tjetër që e zëvendëson?

Kamberi: Dje kanë filluar të publikohen rezultatet e apra të një studimi të fundit. Bëhet fjalë për preparatin “anakina”. Është një preparat që përdoret për trajtimine  artritit reumatoid. Është bërë një studim me pak pacientë. Vdekshmëria tek pacientët që nuk është përdorur anakina ka qenë mbi 75% , ndërsa me këtë trajtim është 24%. Studimi akoma nuk është publikuar ju jeni të parët që po e dëgjoni. 

Sakaq ai shtoi se jani përdorur shumë trajtime, por për momentin nuk ka asgjë konkrete për realizmin e një vaksinë./abcnews.al