Mjekët e Traumës japin alarmin, mungojnë specialistët

schedule15:35 - 8 Nëntor, 2019

schedule 15:35 - 8 Nëntor, 2019

Pas disa vitesh nuk do të kemi ku të kryejmë një vizitë mjeksore. Këtë herë alarmi ngrihet nga mjekët e spitalit të Traumës. Qendra e vetme kombëtare për traumat në vend po ndjenë pasojat e largimit të mjekeve jashtë kufijve.

Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Traumës dhe Urgjencës Kirurgjikale Agron Dogjani tregon se vetëm në një shërbim mungojnë pesë specialistë dhe i kërkon qeverisë të gjejë mënyra për të ndalur hemoragjinë e mjekëve.

Mjekët tregojnë se përballen me mbi 40 mijë trauma në vit. Ndërkohe që numri i pacientëve është rritur kapacitetet e Spitali të Traumës kanë mbetur në vend.

Shkaku kryesor për rritjen e numrit të traumave dhe vdekjeve prej tyre në vendin tonë janë aksidentet rrugore. Për të disktuar për Traumat dhe Urgjencën Kirugjikale mjekë nga vendi dhe Europa u mblodhën në një konferencë dy ditore në Tiranë./abcnews.al