Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Misteri i vrasjes së 25-vjeçarit në Vlorë, kujt i përkiste makina

schedule10:29 - 21 Gusht, 2021

schedule 10:29 - 21 Gusht, 2021

ABC ka mësuar detaje të reja lidhur me vrasjen e një personi rreth 25-vjeç në Babicë të Vlorës. Mësohet se i riu është qëlluar me një plumb në kokë. Ai është gjetur i vdekur në makinën me të cilën udhëtonte, tip “Fiat Punto” me targa “TR 3784 R”. Sipas të dhënave paraprake kanë qenë kalimtarët të cilët e kanë parë të gjakosur në makinë të riun dhe më pas kanë njoftuar policinë rreth orës 07:35.

LEXO EDHE:Ekzekutohet me armë zjarri një 25-vjeçar në Vlorë

Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e quajtur “Qafa e Topit” në afërsi të fshatit Babicë në një rrugë dytësore. Viktima që është ende i paidentifikuar nuk kishte me vete asnjë kartë identifikimi, ndërsa makina rezulton në pronësi të një vajze nga Tirana.



I riu është ekzekutuar me një plumb në kokë, ndërsa policia po punon për identifikimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!