Misioni i FMN: Shqipëria, rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon

schedule18:11 - 20 Mars, 2018

schedule 18:11 - 20 Mars, 2018

Një përfundim të një vizitë dy javore në Shqipëri, një mision i FMN-së ka vlerësuar se Shqipëria po gëzon një prej rritjeve më të shpejta ekonomike në rajon. Përmes një deklarate publike, theksohet nevoja e pershpejtimit të reformave, sidomos atyre institucionale për të rritur standardin e jetesës e ulur varfërinë.

Shqipëria po gëzon një prej rritjeve më të shpejta ekonomike në rajon. Mjedisi makroekonomik dhe politik është i qëndrueshëm”.

Ky është konkluzioni i një Misioni të Fondit Monetar Ndërkombëtar pas një vizite zyrtare në Tiranë në harkun kohor 7-20 mars 2018.  Në deklaratë zyrtare të publikuar monitorimit, misioni i FMN-së shprehej se politikë-bërësit do të duhet ta shfrytëzojnë këtë periudhë të mirë për të çuar më tej reformat për zbutjen e risqeve që lindin nga borxhi i lartë publik dhe detyrimet e kushtëzuara dhe nga kreditë nën standard në sektorin financiar.

Misioni i FMN thekson se parashikimi për rritjen ekonomike të Shqipërisë mbetet pozitiv, me kusht që të përshpejtohet ritmi i reformave, për ta rritur besimin dhe për të krijuar një mjedis të favorshëm për investime të reja dhe rritje. Norma e rritjes ekonomike çmohet se do të arrijë në 3.7 për qind për vitin 2018.

E nevojshme është konsideruar konsolidimi më i shpejtë fiskal. “Fuqizimi i të ardhurave përbën prioritet kyç, jo vetëm për t’i ulur defiçitet, por edhe për të krijuar hapësira për më shumë shpenzime në infrastrukturë dhe në arsim”, thuhej në deklaratë.

Për  zbutjes së rreziqeve fiskale, misioni i FMN sugjeronte nevojën e kornizave më të forta për menaxhimin e buxhetit dhe investimeve publike.

Në lidhje me Partneritetet Publike Private,  monitoruesit e FMN-së shprehnin nevojën e pakësimit të vendimmarrjeve të fragmentuara dhe fuqizim të proceseve të vlerësimit të riskut brenda Ministrisë së Financave.

Sipas konkluzioneve të misionit, nevojitet një rritje më e shpejtë për ta rritur standardin e jetesës dhe për ta ulur varfërinë, çka kërkon reforma institucionale themelore.

Në këtë kuadër monitoriuesit kanë evidentuar paqartësitë mbi të drejtat e pronës dhe një gjyqësor i korruptuar dhe jo efikas si pengesa kryesore për thithjen e investimeve.  Por me tej vlerësohej se tashmë është momenti për të zbatuar reformat për përmirësimin e klimës së investimeve, për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të rritur mundësitë për punësim.

Këto përpjekje do ta hapin ekonominë edhe ndaj mundësive të reja për rritje, do ta ndihmojnë Shqipërinë t’i afrohet më shumë integrimit në BE”, mbyllej deklarata e misionit të FMN. /abcnews.al