Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian janë shprehur pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian pa kushte. Këtë e meriton Shqipëria sipas kryeministrit Edi Rama i cili nënvizoi se reforma në drejtësi dhe lufta kundër procesit është një process që vazhdon.
Zyrtarë të lartë të Komisionit dhe Parlamentit Europian kanë qenë në harmoni të plotë në mbështetje të hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, përmes një rekomandim pa kushte të Komisionit Europian në pritje të shpallet në 17 prill. Ky qëndrim i unifikuar është reflektuar qartë nga presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani dhe zëvendsëpresidentja e Komisionit Europian, Federica Mogherini në eventin «Shqipëria e përkushtuar ndaj reformave» të zhvilluar në Parlamentin Europian me pjesëmarrjen e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe ministrit të punëve të jashtme Ditmir Bushati.
Antonio Tajani, president i PE-së: « Shqipëria sot më shumë se kurrë është afër hapjes së negociatave të anëtaësimit në BE. Sigruisht që bëhet fjalë për një proçes kërkues që kërkon mobilizimin e të gjitha forcave politike në Shqipëri. Shteti ligjor duhet të jetë një pripritet. Dua të nënvizoj angazhimin e qeverisë për procesin e Vettingut. Shteti ligjor nuk është një opsion, por një parim i rëndësishëm edhe për shtetet anëtare tê Bashkimit Europian; »
Federica Mogherini, zv/presidente e KE-së: « Problemi që kemi aktualisht në anën institucionale të Bashkimit Europian mund të krahasohet me të dhënit biçikletës. Nuk mund të rrish në vend. Ose shkon përpara, ose rrëzohesh. A duam të shkojmë përpara, a jemi të përgatitur të shkojmë përpara ?. Mendoj, se rreziku i mos ecjes përpara është rrëzimi dhe rrëzimi i Shqipërisë apo i Ballkanit Perëndimor nuk është në interesin e vetë rajonit, por nuk është as në interesin e Bashkimit Europian. Unë besoj, se do të jepet një rekomandim pozitiv pa kushte nga Komisioni Europian për Shqipërinë dhe më pas vendet anëtare të vendosin në qershor. Pastaj mund të fillojmë»
Kryeministri Edi Rama pranoi se Shqipëria nuk është gati për anëtarësimpasi ka ende problem me korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, por Shqipëria po punon fort në këtë drejtim.
“E dimë që nuk jemi gati për anëtarësim. Kemi ende probleme me korrupsionin, krimin e organizuar, trafikun e drogës. Por ne po vijojmë të punojmë në këtë drejtim”.
“Shqipëria nuk po kërkon një dhuratë, as një lloj favori që nuk e meritojmë, por kërkojmë thjesht çeljen e negociatave, pasi e meritojmë. Çelja e negociatave me Shqipërinë nuk është krijimi i një problemi të ri potencial, por çelja e një procesi që do ta bëjë Europën më të fortë, pasi Ballkani ka nevojë dëshpërimisht për Europën, por edhe Europa ka nevojë për Ballkanin strategjikisht”.
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein ka kërkuar veçanërisht që Komisioni Europian të mos ndikohet nga qëndrimi i shteteve anëtare për rekomandimin për Shqipërinë,. Aktualisht, tre shtete anëtare të Bashkimit Europian, Gjermania, Holanda dhe Franca janë ende në favor të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në qershor. Z/presidentja e delegacionit parlamentar të MSA-së Shqipëri-BE, Elly Shclein ka nënvizuar se hapja e negocictave është një detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë dhe të rinjve shqiptarë./abcnews.al