Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Minxhozi: Opozita duke përkrahur protestën po ‘sharron’ degën ku është ulur vetë

schedule18:42 - 30 Qershor, 2026

schedule 18:42 - 30 Qershor, 2026

Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend ndikuar edhe nga vala e protestave.

Sipas Minxhozit, opozita, në përpjekje për t’u identifikuar me protestën, po dëmton vetveten, pasi një pjesë e protestuesve nuk pranojnë praninë e partive politike.

Minxhozi e cilësoi atë si një “teatër absurd”, duke argumentuar se situata mbart elemente të një vetëvrasjeje politike.



Ai shtoi se si opozita ashtu edhe institucionet shtetërore po tregohen të kujdesshme për të mos e përshkallëzuar situatën në dhunë.

“Kjo opozitë, duke e përkrahur protestën dhe duke u përpjekur të veshë rrobat e saj, po sharron degën ku është ulur vetë. Nuk shoh se si një qëndrim i tillë mund të sjellë diçka të mirë për ta. Protestuesit janë atakuar edhe me Agron Shehajn në një mënyrë të ashpër, sepse mes tyre ka persona që mendojnë se çdo prani politike ua prish tharmin.

Kjo që u konsumua sot në Kuvend është një teatër absurd që ka një sens të fortë vetëvrasjeje politike. T’i bësh reklamë një liste kërkesash, ku në fund do të ishte të zhdukesh fare si parti dhe lidership, unë nuk shoh diçka të mirë. Kush ngre dorën i pari humbet lojën. Në mënyrë që dikush të pretendojë të fitojë këtë garë tërheqjeje litari, duhet të ketë nerva të forta. Në momentin që ulet dhe ngre grushtin në bulevard, identifikohet me protestat e dhunshme. Nëse policia, e para, duke u sjellë protestuesve paqësisht, ngre dorën duke përdorur aparatin e saj të dhunës, prapë shteti humbet lojën.

Këpucët e lëna në shkallët e Kryeministrisë, parullat që pengojnë qarkullimin dhe karriget bosh tregojnë që, në këtë tërheqje litari, të dyja palët kanë frikë të përdorin dhunën, e cila i eliminon në moment.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!