Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka në SHBA takon shefin e Pentagonit

schedule10:10 - 19 Prill, 2019

schedule 10:10 - 19 Prill, 2019

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë zyrtare në Pentagon, e dyta brenda një viti, ku u prit nga sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan.

Ajo  i cilësoi SHBA një mik të madh dhe aleat të popullit shqiptar. Sipas saj, fati i rajonit të Ballkanit do të kishte qenë ndryshe pa mbështetjen e aleatit strategjik.

Gjatë bisedës me shefin e Pentagonit, ministrja Xhaçka foli për reformat kryesore për të ndërtuar institucione më të forta demokratike dhe për të forcuar sundimin e ligjit.

Ajo permendi edhe ngritjen e bazës ushtarake në Kuçovë, që do të jetë e para bazë ajrore e NATO-s në rajonin tonë.

Ky zhvillim e njeh rolin e Shqipërisë si një spirancë e stabilitetit në rajon dhe rrit rëndësinë tonë strategjike për Aleancën në tërësi”, tha ministrja Xhaçka.

Për sekretarin amerikan të Mbrojtjes Shanahan, Shqipëria është një partner i fortë, ndërsa nënvizoi ndër të tjera angazhimin e vendit tonë në misionet paqeruajtëse si dhe objektivin e qeverisë shqiptare për t’i dedikuar mbrojtjes, 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes do të ndihmojë modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, veçanërisht të Forcës Ajrore, edhe përmes disa helikopterëve “Black Haëk”.
Marrëveshja e arritur, gjithashtu parashikon edhe mirëmbajtjen e këtyre mjeteve si dhe trajnim të vazhdueshëm të pilotëve dhe teknikëve shqiptarë.

Sa i takon rrezikut rus në rajon, dy zyrtarët e lartë të mbrojtjes të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaruan se dy vendet janë partnerë të fortë edhe përballë këtij rreziku.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!