Ministria e Shëndetësisë e konfirmon: Shqipëria në epidemi fruthi

schedule15:35 - 20 Shkurt, 2018

schedule 15:35 - 20 Shkurt, 2018

Epidemia e fruthit ka përfshirë Shqipërinë. Konfirmimi vjen nga zëvendësminsitrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, sipas së cilës 169 persona rezultojnë të prekur nga kjo sëmundje në të gjithë vendin. 132 prej tyre janë konstatuar vetëm në kryqyetet dhe 74% e rasteve janë të pavaksinuar për shkak te moshes apo se kanë refuzuar vaksinën.

Epidemia e fruthit në vendin tonë ka korresponduar me atë të gripit dhe sipas zëvendësministres së Shëndetësisë, nëse zinxhiri i vaksinimit do të kishte çeduar në pjesën dërrmuese të tij, shifrat do të ishin më të larta se kaq, pasi virusi është tepër rezistent.

Për të pasur nën kontroll situatën, zëvendësministrja Rakacolli iu tha deputetëve në komisionin parlamentar të shëndetësisë se është hartuar një plan masash, ndërkohë që është urdhëruar vaksinimi i çdo personi që ka pasur kontakt me një të infektuar brenda 72 orësh.

Por sipas ish-ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, situata nuk mund të mbahet nën kontroll, kur asnjë prej isntitucioneve që sipas ligjit duhet të merret me menaxhimin nuk ekziston.

Instituti i Shëndetit Publik ka në dipozicion 10 mijë doza vaksine dhe po sheh mundësinë për të ulur moshën e vaksinimit tek femijët, por kjo sasi për ish-ministrin e Shëndetësisë është e pamjaftueshme.

Rastet e para me fruth në vendin tonë u shfaqën me 10 Janar të këtij viti. Shkak mendohet të jetë bërë një foshnje e pavaksinuar ardhur nga Kosova në shërbimin e pediatrisë në QSUT./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!