Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin/ 8 vatra zjarri aktive në vend, ndërhyrje me helikopterë dhe avionë “Air Tractor”

schedule16:24 - 11 Gusht, 2026

schedule 16:24 - 11 Gusht, 2026

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se deri në orën 16:00 janë raportuar disa vatra zjarri në vend, ndërsa aktualisht 8 vatra vijojnë të jenë aktive në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër dhe Dibër.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar 165 forca operacionale dhe 85 efektivë të Forcave të Armatosura. Gjithashtu, janë zhvilluar 7 misione ajrore me helikopterë dhe 2 misione me avionë Air Tractor.

Në Dajt, në territorin e bashkisë Tiranë, zjarri është riaktivizuar në pyllin me pisha, mbi tunelet e Qafë Mollës. Në terren janë angazhuar 22 forca të MZSH-së dhe ADZM-së Tiranë, ndërsa ndërhyrja është mbështetur edhe nga një helikopter i Forcave të Armatosura.



Puna për shuarjen e zjarrit vijon edhe në Priskë të Madhe. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Drenie të bashkisë Patos, zjarri që ishte vënë nën kontroll është riaktivizuar në thellësi të pyllit. Operacioni po mbështetet nga dy avionë Air Tractor, ndërsa situata raportohet në përmirësim.

Në Krujë, vijon puna për shuarjen e dy vatrave aktive. Në lagjen Abaze, zjarri është përhapur i favorizuar nga era, por aktualisht nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, në zonën Krastë–Halil, situata ishte përkeqësuar në orët e para të mëngjesit, duke rritur rrezikun për banesat. Ndërhyrja e dy helikopterëve ka ndihmuar në normalizimin e situatës, ndërsa forcat në terren vijojnë punën për kontrollin dhe shuarjen përfundimtare të flakëve.

Në malin e Nëmerçkës, në bashkinë Përmet, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit. Vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Një vatër e re është evidentuar edhe në malin Dhëmbel, mbi fshatin Badilonjë, ku forcat e MZSH-së Përmet po punojnë për neutralizimin e saj.

Në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, është evidentuar një zjarr në një sipërfaqe me pyll pishe dhe kullotë. Forcat në terren po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë, duke monitoruar situatën dhe koordinuar operacionet në terren. Fokusi kryesor mbetet kontrolli i vatrave që paraqesin rrezik për përhapje dhe mbrojtja e zonave të banuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!