Ministri Xhafaj takim kokë më kokë me Kryeministrin

schedule16:09 - 16 Maj, 2018

schedule 16:09 - 16 Maj, 2018

Për rreth një orë, Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Takimi është zhvilluar pak orë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku kreu i qeverisë i hoqi çdo përgjëgjegjësi morale e ligjore vartësit të tij ndaj akuzave të Partisë Demokratike.

Nuk dihet saktësisht  tema e bisedës që është bërë kokë më kokë. Pas përfundimit të takimit ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj u drejtua për në zyrë para së cilës, opozita zhvilloi një protestë, ku kërkoi dorëheqjen e tij./abcnews.al