Ministri serb i mbrojtjes Vulin në grevë urie

schedule10:24 - 12 Prill, 2019

schedule 10:24 - 12 Prill, 2019

Aleksandër Vulin, ministri serb i Mbrojtjes së bashku me 30 anëtarë të asamblesë kombëtare serbe do të hyjnë në grevë urie për të denoncuar dhunën në protestat e opozitës në Beograd.

Ministri serb i mbrojtjes Aleksandër Vulin hyn në grevë urie në asamblenë kombëtare serbe. Mediat serbe bëjnë të ditur se së bashku me Vulin janë pjesë e kësaj greve dhe 30 anëtarë të asamblesë, të gjithë i përkasin partisë në pushtet, por dhe këshilltarët të asamblesë së qytetit të Beogradit.

Në këtë mënyrë këta zyrtarë synojnë të theksojnë dhe denoncojnë dhunën e ushtruar nga politikanër e opozitës: Bosko Obradovic, Dragan Djilas dhe Vuk Jeremiç.” Vulin ka njoftuar për vendimin e tij, presidentin Vucic, kryeninistren Brnabbic dhe  kolegë të ministrive.

Vulin dhe më parë ka orgamizuar një protest të ngjashme. Në vitin 2003 ai hyri në një grevë urie e cila zgjati tre javë. Në atë kohë ai u arrestua pas trazirave të shpërthyera në protestën ku kundërshtohej ekstradimi në gjykatën e Hagës i majorit Veselin Sljivancanin.

Denoncimi i Vulin ka të bëjë me trazirat e ndodhura gjatë protestave të opozitës në Beograd ku kërkohej dorëheqja e presidentit Vuçiç dhe zgjedhje të parakohshme./ abcnews.al