Ministri Klosi në turin e llogaridhënies në Urën Vajgurore

schedule14:50 - 10 Maj, 2018

schedule 14:50 - 10 Maj, 2018

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi turin e llogaridhënies me qyetarët e ndali në Urën Vajgurore. Ministri Klosi deklaroi se administrata është në vëzhgimin e qyetarëve dhe çdo drejtor që nuk u përgjigjet do të largohet nga puna.

Një kërkesë dhe një paralajmërim, vijnë nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

E para i drejtohet qytetarëve me qëllim që të denoncojnë çdo rast korrupsion apo neglizhencë në platformën e bashkëqeverisjes, e dyta punonjësve të administratës publike.

“Problemet që keni ngrijini në platformë, do të merrni një përgjigje, dikush do vihet në lëvizje. Në qoftë se problemi nuk ka marrë përgigje sepse ai punonjës ka qenë  i korruptuar do të largohet nga puna nëse ai punonjës ka qenë neglizhent ai do të këshillohet që të mos jetë më neglizhent, në qoftë se problemi nuk ka marrë zgjidhje se zgjidhja që ju kërkoni, do t’ju thuhet që ajo zgjidhje nuk jepet por do të keni një përgjigje zyrtare pse kërkesa juaj nuk është zgjidhur ashtu siç ju e mendoni ”.

Ministri Klosi ishte në Urën Vajgurore ku u ndali turin e tij të llogaridhënies. Banorëve të kësaj zone ministri i Turizmit dhe Mjedisit iu kujtoi problemin me guroret.

“Ishte zëri i qytetarëve që u ankuan në platformëbn e bashkëqeverisjes  erdhëm së bashku me kryeministrin, verifikuam procedurën, për shumë nga guroret jo vetëm këtu, por edhe në Shqipëri po trajtohen krejt ndryshe për të qenë shumë ndryshe në raport me qytetarin.

Jemi në këtë bisedë jo për të mbledhur vota por për të mbledhur shqetësime dhe probleme për të kuptuar sesi punon cdo drejtues lokal dhe prandaj jua kemi kërkuar, vazhdoni të bëheni pjesë, të angazhoheni në këtë platfomë.”

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit apeloi për krijimin e modeleve të Agroturizmit si një mënyrë e mirë për të zhvilluar zonën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!