Ministri i Shëndetësisë në Itali: Presim rritje të rasteve me variantin Delta të Covid-19

schedule22:20 - 22 Qershor, 2021

schedule 22:20 - 22 Qershor, 2021

Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza u shpreh shqetësues për variantin Delta të koronavirusit.

“Edhe pse për momentin varianti Delta i Covid është në 1 %, duke pasur parasysh transmetueshmërinë e lartë të tij ne presim një rritje të rasteve”, kështu është shprehur Speranca.

Gjithashtu ai theksoi se ky variant duhet të ndiqet me vëmendje.

“Është e vërtetë që në vend është ulur numri i rasteve të reja me Covid në krahasim me një muaj më parë, por në ende nuk mund ta konsiderojmë të përfunduar situatën epidemiologji”, ka shtuar më tej ministri i Shëndetësisë në Itali./abcnews.al/