Ministrat e jashtëm për raportin KE: Shtyrja e vendimit, mesazh diplomatik inkurajues

schedule18:12 - 27 Qershor, 2018

schedule 18:12 - 27 Qershor, 2018

Ish-ministrat e jashtëm të Shqipërisë Paskal Milo i Partisë Demokracia Sociale dhe Edmond Panariti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë komentuar për ABC News, mesazhin që Shqipëria mori përmes raportit të Këshillit për cështje të përgjithshme, sa i përket hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

Raporti i dalë nga këshilli i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ku përcaktohet shtyrja me të paktën një vit të diskutimit për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë, ka parë lexime të ndyshme që nga publikimi i saj.

Paskal Milo: “Leximet në Shqipëri janë shumë të vëshira kur i bën politika, dhe më tepër ka një luftë nervash për të ndikuar në opinionet e njerëzve sesa realisht shqetësohen për thelbin e deklaratës së ardhur nga Luksemburgu”.

Triumf e quan qeveria, dështim opozita, e këto sipas ish-minsitrit të jashtëm Paskal Milo janë vetëm gjysmë të vërteta.

Paskal Milo: “Mund të them pa frikë me përgjegjësi se e lexova gjysmë sukses për qeverinë dhe gjysme dështim për opozitën, në kuptimin që pritshmëritë e qeverisë ishin shumë të larta, ndërkohë që opozita paralajmëronte një deshtim spektakolar përtej të cilit qeveria jep dorëheqjen”.

Për ish-ministrin e jashtëm të LSI-së Edmond Panariti, vendimi europian i cili sipas tij vuri në dukje edhe mendimin ndryshe të Këshillit me Komisionin Europian, është mesazh i keq për shqitparët.

Edmond Panariti: “Shqipërisë nuk i është lënë një datë por lihet për t’u rishqyrtuar vitin që vjen… Ky është një lajm i keq dhe për mendimin tim shqetësim është qëndrimi jo objektiv nga qeveria për të lehtësuar këtë që ka dalë nga ky takim”.

Por kjo nuk duhet të jetë arena e rradhës së përplasjes mazhorancë – opozitë, thekson Milo, kjo pasi në lojë sipas tij është interesi kombëtar.

Paskal Milo: “Besoj se është mjaftueshëm për të ecur përpara dhe nuk dueht të shërbej ky rast për grindje të mëtejshmë dhe luftë të brendshme politike por është koha që qeveria dhe opozita të bashkëpunojnë që të bëhen detyrat sa më mirë të jetë e mundshme”

Për ish ministrat diplomacia e përdorur në përcjelljen e mesazhit drejt Shqipërisë është një mesazh në vetvete i Unionit.

Edmond Panariti: “Një atefakt një zgjidhje për të justifikuar dhe zbutur një vendim që është në thelb negative por për të mbajtur ndezr perspektivën e vendeve dhe për të mos i dekujaruar”.

Është ajo që vjen pas këti raporti ajo që ndan në opinion dy ish ministrant Milo dhe Panariti.

Edmond Panariti: “Mesazhi është shumë i qartë, nuk mund t’i hapim negociatat me një vend që është pre e krimit, korrupsionit dhe trafiqeve”.

Paskal Milo: “Gjithë kjo periudhë 1 vjeçare do të shërbejë për të përgatitur ekipin negociator, procedurat për hapjen e negociatave, pra mes KE dhe qeverisë shqiptare do të nisë procedura teknike për përgatitjen e procesit dhe ky është mesazh”.

Reforma zgjedhore është një kusht i ri që Shqipëria duhet të përmbushë për të marrë dritën jeshile nga Këshilli fundvitin e ardhshëm dhe kjo pritet të jetë sfida e rradhës, sipas tyre.

Edmond Panariti: Në kushtet suplementare është reforma zgjedhore, në zgjedhjet e ardhshme nuk mund të futemi pa një reformë zgjedhore dhe sot nuk kemi asnjë shenjë kompromisi mes forcave politike për të bërë hapat e duhur ne reformimin elektoral”.

Paskal Milo: “Në prag të vendimmarrjes do jenë zghviluar zgjehdjet e pushtetit vendor në Shqipëri, test për gjykimin e qeverisë shqiptare per hapjen e negociatave”.

Vendet anëtare të Bashkimit Europian do të votojnë raportin në fjalë në samitin e 28 qershorit, ku tashmë skenari më i mirë i mundshëm është ai i një diskutimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë në rang liderësh europian në Qershorin 2019.