Minibusi rrokulliset dhe merr flakë, 15 të vdekur në Pakistan

schedule18:04 - 27 Shtator, 2020

schedule 18:04 - 27 Shtator, 2020

Të paktën 15 persona mbetën të vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën në një aksident me minibus pasagjerësh në Pakistan.

Minisbusi me shpejtësi po vinte nga Hyderabad në Karaçi u rrokullis dhe mori flakë në autostradë.

Sipas Policisë, aksidenti ndodhi afër Nooriabad. Në bord ishin rreth 25 persona, nga të cilët 15 u raportuan të vdekur.

Policia tha se një vajzë një vjeçare i mbijetoi për mrekulli përplasjes, dhe shoferi është gjithashtu ne gjendje të mirë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit i nxorën 15 trupa të shkrumbuar, përfshirë të paktën tre trupa fëmijësh, ndërsa 10 persona, përfshirë një fëmijë njëvjeçar, i mbijetuan aksidentit të rëndë.

Aksidente të tilla janë mjaft të shpeshta në Pakistan, sidomos në pjesën veriore malore të vendit, dhe ndodhin kryesisht për shkak të lëvizjes së pakujdesshme, mirëmbajtjes së dobët të rrugëve dhe mungesës së infrastrukturës. /abcnews.al