Milva Ekonomi: Shkojmë në zgjedhje me udhëheqësin tonë politik e shpirtëror

schedule20:13 - 15 Prill, 2019

schedule 20:13 - 15 Prill, 2019

Deputetja e PS-së Milva Ekonomi ka komentuar protestë që zhvilloi opozita dy ditë më parë, duke thënë se sjellja e protestuesve detyroi policinë që të hidhte gaz lotsjellës dhe ujë. Më tej ajo u është përgjigjur deklaratave të Edi Palokës dhe Enkelejd Alibeajt, të cilët janë shprehur se nuk shkojnë në zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër. Por deputetja është shprehur se PS do shkojë në zgjedhje me udhëheqësin e saj politik dhe shpirtëror, Edi Ramën.

Mirela Milori: Do të ketë mazhoranca një opsion për të ulur opozitën në tryezë?

Milva Ekonomi: Së pari këto protesta kombëtare që kanë këtë numër dhe që bëhen sa herë që ne kemi Parlament. Ne jemi të mbështetur ose mbikëqyrur nga tre kordone policie dhe kemi një shoqërues që na çon deri në hyrje të sallës së Parlamentit. Imazhet që pamë të shtunën janë imazhe që lëvizin në gjithë mediat ndërkombëtare. Bëjnë një imazh negativ për Shqipërinë dhe për turizmin. Kur Alibeja ka thanë është shpirti i protestë, por nuk besoj se është shpirti i popullatës në protestë. Në fakt ajo që ne shikojmë është se protesta ka një skenar të pakonfirmuar dhe përfundon me një himn të stonuar. Nuk është se ka një mesazh tjetër, është një mesazh i përsëritshëm. PS ka një qëndrim konkret për këtë gjë. Palët politike kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje.

Mirela Milori: A ja vlen të hyni në zgjedhje pa opozitën?

Milva Ekonomi: Kjo opozitën la në baltë elektoratin e vet. Liderët politikë duhet të jenë të matur për ta çuar Shqipërinë drejt BE. Të shkuarit në zgjedhje është një nga elementët e funksionimit të demokracisë. Zëvendësimi i tyre në Parlament po bëhet. Opozita që nuk është një opozitë e re, por është një opozitë me elementë të rinj po merr vrull në Parlament. Ka debate në Parlament. Po vihet re që po gulon edhe njohuria parlamentare. Do shkohet në 30 Qershor dhe zgjedhjet janë detyrim. Kjo është një nga rrugët që ka zgjedhur PS për të shkuar në zgjedhjet e 30 Qershorit. Dhe ne udhëheqës edhe politik edhe shpirtëro kemi zotin Edi Rama. Me Edi Ramën ne në 30 Qershor hapim qendrat e votimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!