Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Miliona momente nga Shqipëria: One Albania sjell paketat e reja për turistët

schedule12:37 - 22 Maj, 2026

schedule 12:37 - 22 Maj, 2026

Shqipëria po përgatitet për një tjetër verë që pritet të thyejë rekordet turistike. Vetëm gjatë vitit të shkuar, mbi 12 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë, sipas të dhënave të INSTAT. Ndërsa Riviera shqiptare, Alpet dhe qytetet historike mirëpresin vizitorë nga e gjithë bota, One Albania sjell këtë sezon paketat e reja për turistë, të krijuara për t’i mbajtur ata gjithmonë të lidhur dhe gati për të ndarë momentet e tyre më të bukura në Shqipëri.

Pushimet sot nuk maten vetëm me kilometrat që përshkon, por edhe me mënyrën si i jeton dhe i ndan ato me të tjerët. Një video nga perëndimi në Ksamil, një telefonatë me familjen nga Valbona, një “story” spontane nga rrugicat e Beratit apo ‘Google Maps’ i hapur gjatë gjithë rrugës për në jug, janë pjesë e eksperiencave për të cilat turistët duan të jenë gjithmonë të lidhur.



Me konceptin “1 Million Moments”, paketat e reja ofrojnë 1 milion MB, minuta dhe SMS, për të jetuar dhe ndarë çdo moment. Të disponueshme në dy variante, për 15 apo 30 ditë, paketat janë ndërtuar për turistët që kërkojnë komunikim të pandërprerë dhe një eksperiencë të qetë e të besueshme gjatë qëndrimit të tyre në vend.

Si rrjeti që i shërben 1 në 2 shqiptarëve, One Albania vijon të investojë për ta bërë komunikimin më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më pranë nevojave reale të njerëzve, vendas apo vizitorë. Nga mbërritja në aeroport, tek aventurat buzë detit apo eksplorimi i Alpeve Shqiptare, rrjeti i One Albania i shoqëron ata në çdo hap të udhëtimit, duke i ndihmuar të ndajnë kujtimet që kanë më shumë vlerë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!