Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milani piketon një talent, Sheffield United ia vështirëson transferimin

schedule22:41 - 2 Prill, 2021

schedule 22:41 - 2 Prill, 2021

Milani kohët e fundit po vazhdon me kujdes tregun e futbollistëve në Belgjikë. Drejtuesit e kuqezinjve kanë piketuar mesfushorin nga Mali, Ismaila Coulibaly, i cili momentalisht është pjesë e skuadrës së Beerschot në elitën e futbollit belg.

I riu mbush 21 vjeç në muajin dhjetor dhe kartonin e tij e kanë në pronësi anglezët e Sheffield United. Në Angli është e parashikuar të kthehet pas dy vitesh, ndërkohë që Milani thuhet se ka ofruar 10 milion euro për transferimin e Coulibaly në Serie A.



Sheffield ka refuzuar për momentin propozimin e bërë nga klubi italian. Mesfushori këtë sezon në Belgjikë ka spikatur, madje ka shënuar edhe pesë gola për Beerschot në 22 ndeshje (17 si titullar) në kampionat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!