Milani merkato me emra të mëdha, vetëofrohen dy fantazistë

schedule10:58 - 29 Qershor, 2021

schedule 10:58 - 29 Qershor, 2021

Milani është në kërkim të lojtarëve për të forcuar skuadrën dhe lëvizjet e fundit janë për emra të mëdhenj. Ditët e fundit mësohet se drejtori Paolo Maldini po bën lëvizje për James Rodrigues dhe Philipe Coutinho në lidhje me një transferim të mundshëm të njërit prej tyre.

Të dy kanë pasur probleme fizike gjatë muajve të fundit dhe nuk janë në Copa America. Më i mundshmi duket të jetë kolumbiani. Rodrigues tashmë që është larguar Carlo Ancelotti mund të ngrohë stolin dhe agjenti i tij, Jorge Mendes po mendon ta transferojë diku tjetër.

 

Lajmet e fundit janë se ai i është ofruar Milanit për një shifër minimale prej 10 milionë eurosh. Ndërkohë Coutinho mund të vijë në huazim me të drejtë blerje, me Barcelonën, që do Romagnolin në shkëmbim. Paga prej 12 milionë eurosh e brazilianit është gjithashtu barrierë. /abcnews.al

 

gjatë një ndeshje me Barcelonën