“Milan, mos e humb këtë shans! Tomori është më i mirë se De Ligt”

schedule18:38 - 22 Mars, 2021

schedule 18:38 - 22 Mars, 2021

Milani siguroi shërbimet e Fikayo Tomorit në merkaton e janarit. Kuqezinjtë morën 23-vjeçarin në huazim nga Chelsea, teksa kanë të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit për shumën e 28 milion eurove.

Lojtari anglez po paraqitet mirë në prapavijën e skuadrës së Piolit dhe i ka bërë të gjithë për vete me cilësitë që ka. Klubi italian është afër blerjes së plotë të Tomorit, të cilin dikush e konsideron më të fortë se De Ligt.

Ish-mbrojtësi italian, Paolo Ziliani fton “Djallin” të investojë te qendërmbrojtësi anglez, i cili debutoi dy vite më parë te kombëtarja e “Tre Luanëve”. “Kur kushtoi 35 milion euro Tonali që nuk vlen aq, marrja e Tomorit për 28 milion euro do të ishte një biznes shumë i mirë për Milanin.

Po flas hapur: sa i përket leximit të lojës, shpejtësisë dhe shkathtësisë është më i mirë se De Ligt, i cili i kushtoi 85.5 milion euro Juventusit“, thekson Ziliani. Tomori po dhuron lojëra të mira me Milanin, duke ia dalë të fitojë një fanellë titullari. /abcnews.al