Miku i ngushtë i Princit Harry dhe Meghan zbulon anët e fshehta të martesës së tyre

schedule07:33 - 23 Shtator, 2022

schedule 07:33 - 23 Shtator, 2022

Marrëdhënia e Princit Harry me Meghan Markle është përshkruar si “vërtet prekëse” nga miku i ngushtë i çiftit, Tyler Perry.

Aktori foli për Today me Hoda & Jenna për dasmën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex. “Ajo që unë di për ata të dy dhe ajo që dua që bota të dijë, është se sa shumë e duan ata njëri-tjetrin,” tha ai. Më tej, shtoi: “Ata gjetën njëri-tjetrin, gjë që nuk kishte gjasa. Dashuria e tyre është me të vërtetë prekëse dhe thjesht doja të bëja gjithçka që mundja për t’i mbështetur.”

Ju kujtojmë se Tyler Perry është ai që u shiti atyre shtëpinë e tij prej 18 milionë dollarësh në Los Angeles, në maj 2020, pasi ata u larguan nga detyrat e tyre mbretërore. Gjatë asaj kohe, Tyler përmendi se ishte një kohë mjaft e vështirë për ta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tyler Perry (@tylerperry)

“Nëse nuk kam dashurinë e tyre, nuk dua asgjë”.

Përsa i përket jetës së tyre personale, ai theksoi se i mungon një dashuri si ajo e Meghan dhe Harry: “Nëse nuk kam atë që kanë Harry dhe Meghan, nuk dua asgjë, sepse dashuria e tyre është vërtet e mahnitshme”.

Me rastin e ditëlindjes së 41 -të të Dukeshës së Sussex -it, Tyler Perry shkroi “Jam shumë krenare që shoh sa të lumtur jeni me burrin dhe fëmijët tuaj. Më mbush me gëzim. Gëzuar ditëlindjen Princesha Meghan.”/abcnews.al