Migen Memelli, trajneri i dytë i larguar nga Laçi

schedule16:00 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 16:00 - 10 Dhjetor, 2018

Laçi është për momentin pa trajner, pasi klubi largoi Migen Memellin. Kandidati për stolin është Besnik Prenga, I cili duhet të prishë kontratën që ka në Kroaci

E drejtoi këtë ekip në Europë, shpreson ta bëjë edhe në Shqipëri. Besnik Prenga është i përzgjedhuri i radhës për të qenë trajner i Laçit, tashmë në Superligë. Kjo, pasi Migen Memelli nuk do të jetë më në stolin e kurbinasve, i larguar nga ekipi pas humbjes me Flamurtarin. Disfata në Vlorë, bashkë me barazimin në fushën e tij me Kamzën, duket se ishin arsye të forta për presidentin Laçi që të ndërpriste marrëdhëniet me ish-sulmuesin e njohur.

Memelli bëhet i treti teknik i laçianëve që nga muaji korrik, pas Prengës dhe pas Artan Mergjyshit, që u largua pak javë më parë. Gjithsesi, Prenga ende nuk është trajner i kurbinasve. Trajneri 49-vjeçar sqaroi vetë për ABC News se mbetet i lidhur me kontratë me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci, por gjithsesi, shtoi se dëshira e tij është të vijë tek Laçi.

Prenga ka shpresë se këto ditë do të ulet në stolin e Laçit. Tekniku i njohur që u shpall kampion i Kroacisë për kategorinë U19, duke drejtuar me sukses Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa më pas provoi të vazhdonte karrierën tek të rriturit po në Kroaci. A pati marrëveshje me presidentin Laska për të qenë trajner i Laçit në verë, duke arritur të kalonte edhe një tur në Ligën e Europës, duke eleminuar skuadrën qipriote, Anorthosis të Famagustës./abcnews.al