Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Mickoski, thirrje për unitet/ Kryeministri i Maqedonisë se Veriut apel për bashkim kombëtar

schedule13:28 - 10 Maj, 2026

schedule 13:28 - 10 Maj, 2026

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickovski i ka bërë apel shtetasve maqedonas që jetojnë në Shqipëri që të bashkohen për interesat kombëtar.

Gjatë një ceremonie përkujtimore për heronjtë e rënë gjatë luftës së dytë botërore në fshatin Tuminec të bashkisë Pustec  kryeministri maqedonas  theksoi se populli maqedonas, pavarësisht kufijve dhe presioneve historike, ka arritur të ruajë gjuhën, kulturën, traditat dhe identitetin e vet kombëtar ndër vite.

“Por sot, nga ky vend i shenjtë, dua të dërgoj edhe një mesazh tjetër, më të rëndësishëm: mesazhin e unitetit. Maqedonisë sot më shumë se kurrë i nevojitet bashkimi. Të bashkohemi rreth interesave kombëtare, rreth së ardhmes së fëmijëve tanë, rreth respektit për historinë tonë dhe dinjitetin e popullit. Paraardhësit tuaj nuk u ndanë kur mbronin lirinë. Nuk pyesnin kush nga ishte dhe as kujt i përkiste. Të gjithë qëndronin nën një emër”, tha ai.



Në fjalimin e tij, ai tha se interesat kombëtare duhet të jenë mbi ndarjet politike të Shkupit.

“Mund të kemi mendime të ndryshme, qëndrime të ndryshme politike dhe pikëpamje të ndryshme, por kur bëhet fjalë për atdheun, për interesat kombëtare dhe për unitetin e popullit maqedonas, duhet të jemi bashkë. Sepse vetëm të bashkuar mund të jemi të fortë. Vetëm të bashkuar mund të krijojmë përparim. Dhe vetëm të bashkuar mund ta ruajmë Maqedoninë si shtet me dinjitet, identitet dhe perspektivë”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!