Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Metoda Tuchel, Capello: Trajner inteligjent, te PSG nuk më dukej i tillë

schedule10:58 - 14 Prill, 2021

schedule 10:58 - 14 Prill, 2021

Chelsea ia doli të eliminojë Porton, edhe pse mbrëmjen e kaluar humbi 0-1 në “Stamford Bridge”. Gjithsesi, “Blutë e Londrës” kishin fituar 0-2 në Portugali dhe tani pjesë e katër ekipeve më të mira të turneut më të rëndësishëm për klube.

Një sukses i madh për trajnerin Thomas Tuchel, teksa Chelsea rikthehet pas shtatë vitesh në gjysmëfinalet e Champions League. Ish-trajneri i famshëm italian, Fabio Capello ka folur për Sky Sport rreth punës së mirë që po bën trajneri gjerman në stolin e Chelsea.

Ishte një ndeshje e vështirë, të dy skuadrat luajtën një futboll shumë të kujdesshëm. Mund të flasim rreth ‘metodës Tuchel’: ai i ka dhënë përmbajtje dhe vëmendje repartit të mbrojtjes, po tregon se është një trajner inteligjent.

Thomas po i shfaq cilësitë e tij, di cilët lojtarë të zgjedhë për të luajtur dhe i vendos ata shumë mirë në fushë. Te PSG nuk të jepte përshtypjen se kishte këtë lloj personaliteti, ndoshta Chelsea është më i përshtatshëm për të“, deklaroi Capello. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!