Meta: Të mbrojmë votën, nuk pres nga drejtësia zgjedhje të lira, i dimë të gjithë problemet që ka

schedule11:36 - 4 Mars, 2021

schedule 11:36 - 4 Mars, 2021

Presidenti Ilir Meta në një takim online me përfaqësues të shoqërisë civile është shprehur se nuk beson më tek sistemi i drejtësisë për të garantuar zgjedhje të lira.

Meta është shprehur se të gjithë i dimë problemet që ka ky sistem, ndaj duhet të jenë qytetarët ato që me votën e tyre të tregojnë mbrojtjen dhe ndërshkimin e tyre.

Nuk pres nga drejtësia të vijnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme sepse i dimë të gjithë problemet që ka sistemi i drejtësisë dhe për vetë mënyrën se si është zbatuar Reforma e Drejtësisë. Nëse do kishte funksionuar Prokuroria dhe SPAK, nuk do kisha marrë inisiativat që kam nisur. Bundestagu ka vite që kërkon hetimin e krimeve zgjedhore, që ende nuk po hetohen plotësisht. Nëse nuk erdhi ajo drejtësi që prisnim për dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, unë jam i bindur se nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do të vijë dhe do të çlirohet edhe drejtësia nga kjo kapje e jashtëzakonshme dhe trysni politike.

Së bashku të rritim vëmendjen dhe monitorimin e të gjitha institucionet për rastet e veprave penale që prekin zgjedhjet. Të dekurajojmë çdo krim zgjedhor dhe të inkurajojmë qytetarët që votat e tyre do të mbrohet. Ka marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe do të marrë fund indiferenca jonë përballë parimit stalinist, që nuk ka rëndësi kush voton, rëndësi ka kush numëron”, ka thënë Meta.e.su./abcnews.al