Meta shpjegon nënshtetësinë për Janullatos

schedule14:09 - 25 Dhjetor, 2017

schedule 14:09 - 25 Dhjetor, 2017

Presidenti Ilir Meta shpjegoi edhe njëherë përse vendosi t’I japë nënshtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos. Kisha ortodokse tashmë është edhe më shqiptare, pohoi ai, ndërsa nuk iu shmang pyetjes së gazetarëve nëse ky vendim lidhej me deklaratën e Janullatos disa ditë më parë, sipas së cilit pasardhësi I tij në krye të Kishës Ortodokse do të ishte një shqiptar.

Ilir Meta mendon se nënshtetësia shqiptare që i dha Kryepeshkopit Janullatos në prag të Krishtlindjes, e bën më shqiptare Kishën Autoqefale Ortodokse.

Presidenti u pyet pse zgjodhi zgjodhi të bënte pikërisht tani, diçka që paraardhësit e tij kishin hezituar të bënin. Për t’u përgjigjur Meta citoi fjalët e Kryepeshkopit që më herët kishte krahasuar veten cilësinë e verës. Por sapo filluan pyetjet Janullatos zgjodhi t’u largohej gazetarëve.

Gazetarët pyetën më konkretisht Presidentin nëse vendimi i tij lidhej me deklaratën e Janullatos për mediat greke se pasardhësi I tij në krye të Kishës ortodokse shqiptare do të ishte një shqiptar.

Këto deklarata Meta i bëri pas vizitës në Kishën Ortodokse, ku uroi me rastin e festës së Krishtlindjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!