Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu, pas kërkesës së bërë nga ky i fundit.
Kreu i Shtetit sipas zyës së shtypit të Presidentit ka vlerësuar rolin e Komunitetit Mysliman për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare që nga themelimi i shtetit shqiptar deri në ditët e sotme.
Ndërkohë ka theksuar rëndësinë e madhe të bashkëpunimit mes institucioneve fetare me ato shtetërore të të gjitha fushave.
Presidenti i Republikes ben te ditur zyra e tij e shtypit vuri në dukje domosdoshmërinë e intensifikimit të përpjekjeve për të bërë të mundur kthimin e pronave bashkësive fetare dhe kompensimin e tyre, sa më parë.
Gjithashtu kreu i shtetit theksoi rëndësinë e funksionimit të Këshillit Ndërfetar në Shqipëri, si një instrument që forcon bashkëjetesën, harmoninë dhe solidaritetin në vendin tonë./abcnews.al