Meta nuk pranon të flasë për Kushtetuesen

schedule16:43 - 3 Gusht, 2018

schedule 16:43 - 3 Gusht, 2018

Presidenti Ilir Meta nuk ka pranuar t’i japë asnjë përgjigje interesimit të gazetarëve për ngërçin që po kalon vendi me mosfunksionimin e gjykatave. Kreu i shtetit ndodhej në Shkodër për të marrë pjesë në Aleancën për dhurimin e gjakut.

Shqipëria ka mbetur në udhëkryqin e gjykatave. Janë aty po nuk funksionojnë. Një mendim ia kërkuan gazetarët në Shkodër edhe presidentit të republikës Ilir Meta. Por qëllimi që e bëri të udhëtojë në kryeqendrën e veriut nuk do që të zbehet ndaj çdo lajmi politik, përfshi edhe rrëmujën në sistemin e drejtësisë.

Turizmi ishte urimi për të gjithë shkodranët, ndërsa mesazhi që përcolli është përfshirja në aleancën që ka për zemër, atë për dhurimin e gjakut.

Presidenti i Republikës vlerësoi seancën e dhurimit të gjakut në Bashkinë e Shkodrës pikërisht në këto ditë të nxehta kur nevoja për dhurim është më e madhe. Vizitën kreu i shtetit e mbylli në një takim pa praninë e mediave me kryetaren e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!