Meta në festën e Zojës së Këshillit të Mirë në Shkodër: Hakmarrja rrënon

schedule15:03 - 26 Prill, 2018

schedule 15:03 - 26 Prill, 2018

Presidenti Meta mori pjesë në Festën e Zojës së Këshillit të Mirë në Shkodër, ku u mbajt sot mesha e shenjtë në Kishën e Zojës në nder të 25-vjetorit të vizitës së Papa Gjon Palit të Dytë.

Është ditë e veçantë për shkodranët. Kremtojnë festën e shenjtë të Zojës së Shkodrës.

Në meshën solemne mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili solli në vëmendje se kjo është ditë historike për të gjithë shqiptarët. 25 vjet më parë Papa Shën Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë.

“Ndjenja e hakmarrjes është një ndjenjë që rrënon, këshilloi Ati i Shenjtë gjatë kësaj vizite dhe ndjenja e atdhetarizmit nuk duhet të degjenerojë në një nacionalizëm agresiv. Ky mesazh i madh ushqen brenda nesh ndjenjën e faljes, të tolerancës dhe të harmonisë, të dashurisë për njëri-tjetrin dhe të vetëpërmbajtjes”.

Koha provoi se nacionalizmi agresiv do të përgjakte popujt e Ballkanit duke lënë pas frikë, urrejtje dhe armiqësi të mëdha e plagë ende të pashëruara, tha kreu i shtetit.

E duke iu referuar mbështetjes dhe inkurajimit të shtetit të Vatikanit, Presidenti Meta garantoi se Shqipëria dhe shqiptarët janë të vendosur në rrugën e tyre të integrimit në familjen evropiane, nga e cila vijnë dhe të cilës i përkasin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!