Meta mesazh për Ramën: Sakrifica që duhet të bësh, të vjedhësh më pak

schedule12:30 - 7 Tetor, 2022

schedule 12:30 - 7 Tetor, 2022

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë për korrupsion.

Gjatë fjalimit që mbajti sot në Mbledhjen e Komitetit Organizator të partisë Meta vuri në dukje korrupsionin në energji, duke thënë se mbi 2 miliardë euro janë përdorur për korrupsion në energji.

Ndërsa tha në mënyrë ironike se qeveria duhet të bëjë një sakrificë, dhe ajo është të vjedhë më pak. Por kjo sipas tij është e pamundur, pasi Rama nuk di se si të mos vjedhë, pasi sipas Metës ai kryeministri  kërkon të vjedhë më shumë.

“Sakrifica që duhet të bëjë qeveria është të vjedhë më pak. Epo Rama nuk e bën dot këtë. Rama do të vë në konflikt pedagogët me njëri tjetrën. Rama shkon bën anti protestë te universiteti tjetër. Premton një rritje që nuk përballo indeksimin për shkak të inflacionit. Ai do të përçajë pedagogë, t’i fusë në konflikt me studentët. A ka korrupsion më gjigand sesa me rilindjen urbane, mbi 2 miliard euro. Shumë mirë që është hedhur gjithë ai beton në sheshin e Kolonjës, por sikur të ishin mbështetur më shumë ata fermerët. Sa mirë do ishte. Jo vetëm në Kolonjë, po kudo tjetër. Janë investime që nuk kanë ndihmuar as që qytetarët të rrinë në këto treva, as që të rrisin bizneset e tyre. Shumica janë investime fiktive Afera e Portit Durrësit, nga më kriminalet. Përvecsë se shkatërron një nga asetet më të rëndësishme të vendit dhe që do ta çojë në duar të dyshimta. Po ti mbledhësh në total shkon në 12 mld euro fatura e korrupsionit të rilindjes. Është një tërmet shkatërrimtar për financat publike dhe financat e familjeve shqiptare se ato do t’i pagujanë. Po ti mbledhësh në total shkon në 12 mld euro fatura e korrupsionit të rilindjes. Është një tërmet shkatërrimtar për financat publike dhe financat e familjeve shqiptare se ato do t’i pagujanë. Ne mbështesim plotësisht kërkesat e pedagogëve sepse janë mëse legjitime. Po kërkojnë që në 2 vjet të arrijnë atë standard që kanë kolegët e tyre ne Kosovë. A ka gjë më të arsyeshme. Para ka? Cfarë sakrifice duhet të bëjë qeveria? Të vjedhë më pak. Epo këtë sakrificë nuk do ta bëjë Edi Rama, ai kërkon të vjedhë më shume”, tha Meta.

/abcnews.al/