“Meta lider i ri i opozitës”, Nazarko në Log: Ndryshimi i emrit të LSI-së, shkëputje nga e kaluara politike

schedule21:30 - 25 Korrik, 2022

schedule 21:30 - 25 Korrik, 2022

Analisti Mentor Nazarko e ka cilësuar ndryshimin e emrit të LSI-së në LRI si një ndryshim fiziologjik për partinë dhe si një shkëputje nga e kaluara politike.

Gjatë intervistës së tij në studion e emisionit “Log” me gazetar Endri Xhafo, Nazarko tha se ish-presidenti Ilir Meta po përpiqet të afirmohet nga publiku si një lloj lideri i ri i opozitës.

Lexo edhe: Nga LSI në Partia e Lirisë, Lela: Ndryshimi i emrit marketing politik

“Meta po afirmohet si lloj lideri i ri i opozitës. Ndryshimi i emrit është një shkëputje pas 18 vjetësh, është shndërrim fiziologjik. Ai do të ndërlidhet me brezin e ri. Vjen në karrierë pas një virgjërimi institucional, politik. Emërtimi i partisë nga LSI në LRI ngjan me “shtëpinë e lirisë” së Berluskonit. Ngjan me modelin italian. Meta u përpoq të tregonte se kishte koherencë me shumë qëndrime që ka mbajtur si president.

Gjithë fjalimi i tij ishte i kujdesshëm, kishte narrativa me kalim interesant. Një nga fjalimet më të mira që kam parë te ai. Shikueshmëria e Metës gjatë fjalimit ishte më e lartë se Berisha në dy daljet e fundit. Meta do të theksojë dimensionin shtet formues”, u shpreh Nazarko./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!