Meta: I gatshëm për llogari, nëse PS konfirmohet pa ndërhyrje me 26 jap dorëheqjen

schedule12:27 - 4 Mars, 2021

schedule 12:27 - 4 Mars, 2021

Presidenti Ilir Meta është shprehur se është i detyruar që të jetë i angazhuar në mbarëvajtjen e rregullt të sistemit zgjedhor.

Ndër të tjera ai thekson se i qëndron deklaratës së tij se nëse mazhoranca  fiton shumicën pa ndërhyrje me 26 prill jep dorëheqjen.

“Presidenti është i detyruar të përdorë një retorikë tjetër, për të ndaluar të gjithë ata që indimidojnë qytetarët dhe që duan të vrasin besimin tek vota e lirë. Nëse do kishte funksionuar Prokuroria dhe do ishin hetuar krimet zgjedhore, për të cilat ka kërkuar hetim edhe Bundestagu, atëhere unë do të kisha një retorikë tjetër.

Shumicë të përhershme ka vetëm në diktaturë. Ju jeni të vetëdijshëm për përpjekjet e papranueshme të Qeverisë për të intimiduar qytetarët. Ta kenë të qartë të gjithë, Presidenti nuk do të rrijë indiferent në këtë proces zgjedhor.

Nëse shumica e kandidatëve të mazhorancës konfirmohet pa prekur votën, Presidenti jep dorëheqjen më 26 prill.

Ne e dimë shumë mirë se çdo të thotë që të humbasë Shqipëria këtë mundësi dhe e ardhmja evropiane e Shqipërisë. Ta ndëshkojnë ish partinë e tij nëse vë dorë mbi zgjehdje, ta ndëshkojnë nëse ve persona të dekriminalizuar. E rëndësishme për mua është që vota e presidentit dhe e qytetari të jetë e barabartë. Por nëse kryeministri bën atë që ne e dimë të gjithë që të mbledhë kryebashkiakëve dhe tu thotë se do 800 mijë vota nga ato është e papranueshme. Kjo nuk është një problem personal por të tjerët e duan ta kthejnë të tillë. Qytetarët të ndërgjegjësohen se fuqia e vërtetë e qytetarëve është vota, duhet ta përdorin për të zgjedhur ose për të ndëshkuar. Të jenë të qartë të gjithë, Presidenti do të shkojë në të gjithë Shqipërinë me këto mesazhe: Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se në demokraci, fuqia e tyre është vota. Ta përdorin votën për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar. Ta orientojnë votën e tyre tek kandidatët më me integritet. Për mua ka rëndësi të ringjallet besimi tek demokracia”, është shprehur Meta.e.su./abcnews.al