Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka priti, një përfaqësi artistësh, të kryesuar nga aktori i mirënjohur, Robert Ndrenika.
Aktorët e njohën Presidentin Meta me shqetësimin e tyre dhe të komunitetit të artistëve lidhur me shqetesimin e tyre kunder shembjes se godinës së Teatrit Kombëtar. Si dhe kunder ndertimit me partneritet publik privat.
Presidenti Meta, pasi i dëgjoi me vëmendje shqetësimet e tyre, theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm e të transparencës për këtë çështje të rëndësishme, në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare. /abcnews.al