Meta dënon Rusinë, ndalon mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama në platformat e saj

schedule07:56 - 26 Shkurt, 2022

schedule 07:56 - 26 Shkurt, 2022

Platforma Meta, kompania mëmë e Facebook, Instagram dhe WhatsApp ka njoftuar se do të ndalojë mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama ose të fitojnë para në platformat e saj kudo në botë.

Një ditë më parë kompania njoftoi për ndërprerjen e të gjithë reklamave për mediat ruse, ndërsa këtë të shtunë ka rikonfirmuar se vendimi do të jetë në fuqi dhe gjatë fundjavës.

Kreu i politikës së sigurisë në Facebook, Nathaniel Gleicher  përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter ka bërë me dije vendimin.

 “Ne do të vazhdojmë të aplikojmë etiketa për mediat shtetërore ruse”, ka shkruar ai./abcnewsa.l