Meta apel palëve për dialog: E papranueshme dhuna ndaj banorëve të Unazës

schedule11:15 - 12 Nëntor, 2019

schedule 11:15 - 12 Nëntor, 2019

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën sot te unaza e Re. në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit denoncon dhunën ndaj banorëve të Astirit. Ai u bëri apel që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve, ndërsa bëri thirrje që palët të ulen menjëherë në dialog.

“E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre. Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.

Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog. U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”- shkruan Meta. /abcnews.al