Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Messi merr që tani Botërorin/ Çobani: Argjentina nuk më bindi sa Franca. Mneri: Yje të tillë janë të paarritshëm

schedule20:39 - 17 Qershor, 2026

schedule 20:39 - 17 Qershor, 2026

Lionel Mesi e dha përgjigjen në fushë, dhe lumturoi miliona e miliona njerëz. Kapiteni i Argjentinës jo vetëm që ishte titullar në ndeshjen e parë në grupin J në këtë Kupë të Botës, por edhe ishte në formë e madje shënoi tri herë.

Analisti sportiv Artur Çobani u shpreh se Algjeria ishte një skuadër modeste dhe se fitorja 3-0 e Argjentinës erdhi kryesisht falë aftësive individuale të Mesit.

Çobani deklaroi se Argjentina nuk e bindi aq sa e bindi Franca me paraqitjet e saj. Ai vuri në dukje se Algjeria pati më shumë gjuajtje në portë dhe qarkullim më të mirë të topit, pavarësisht humbjes me rezultatin 3-0.



“Algjeria ishte skuadër modeste. Argjentina fitoi 3 me 0 sepse kishte Messin.

Fitoi falë aftësive të Mesit; shënoi nga një goditje 20 metra dhe një 16 metra. Argjentina nuk më bindi sa më bindi Franca. Algjeria kishte më shumë gjuajtje në portë dhe qarkullim të topit.”

Analisti sportiv Fatmir Mneri vlerësoi se skuadrat favorite po përballen me një lloj presioni në ndeshjet e para të Botërorit, duke veçuar Argjentinën, Anglinë dhe Francën si ekipe që mbajnë peshën e pritshmërive të mëdha.

Duke komentuar paraqitjen e Lionel Messit, Mneri tha se mund të ketë kritika ndaj kundërshtarëve për mosmbulim të rreptë të yllit argjentinas, por theksoi se ajo që i bëri më shumë përshtypje ishte gjendja e tij fizike.

Sipas tij, futbollistë të këtij niveli nuk janë të zëvendësueshëm dhe ndikimi i Mesit në fushë është aq i madh sa shpesh lë në hije edhe emra të tjerë të rëndësishëm të skuadrës.

“Vërehet që këto skuadra mund të kenë një lloj presioni në ndeshjet e para. Argjentina, Anglia dhe Franca shkojnë në Botëror të kalibrit 19 korrikun, kur ke të tillë lojtarë.

Mund të akuzohet skuadra kundërshtare për mosmbulim të rreptë të Mesit, por ai tregoi edhe gjendjen fizike që më bëri përshtypje. Ishte pranë flamurit të mbrojtjes së tij në 10-minutëshin e parë. Kjo nuk shpjegohet me dëshirën për të shënuar. Është i paarritshëm.

Yje të tillë nuk janë të zëvendësueshëm. U hijezua Lautaro. Të tjerët sfumohen kur është Mesi.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!