Messi apo Ronaldo, juventini Arthur bën zgjedhjen e vështirë

schedule13:15 - 19 Janar, 2021

schedule 13:15 - 19 Janar, 2021

Mesfushori i Juventusit, Arthur Melo, është rikthyer të flasë për krahasimet mes Ronaldos dhe Messit. Braziliani është një nga ata pak lojtarë në botë që kanë patur fatin të jenë shokë ekipi me të dy yjet e futbollit dhe normalisht ai e ka shumë të vështirë t’i veçojë ato.

 

Në një intervistë për “Desimpedidos do Brasil”, Melo tregon më shumë për marrëdhëniet që ai ka me to. “Është e vështirë të zgjedhësh njërin nga ata.

Në një ndeshje njëri shënon pesë gola dhe të njëjtën gjë bën edhe tjetri. Ata janë që të dy liderë shumë të mirë, por unë do të zgjedh Cristianon sepse ne luajmë së bashku”, deklaron braziliani.

“Leo e tregoi se është një lider me gjestet e tij, edhe pse nuk duket kështu. Shumë njerëz nuk mendojnë kështu, por kur ai merr topin është i uritur për gola dhe për të fituar.

 

Ndërsa nga ana tjetër Ronaldo shprehet më shumë me fjalë, me duar. Në dhomat e zhveshjeve ai merr pjesë më shumë dhe shkon mirë me të gjithë. Edhe pse kam një marrëdhënie të mirë me të, ai nuk është një mik për të shkuar për një kafe me të”, përfundon Arthur. /abcnews.al