Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Provokacija” është shprehu se mazhoranca po luan në dy fusha. Sipas saj qeveria nga njëra anë po bën të fortën ndërsa nga ana tjetër po përgatitet për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.
Mustafa Nano: Çfarë do ndodhi tani?
Mesila Doda: Unë u mundova ta them edhe gjatë intervistës se në momentin që sistemi demokratik ka rënë e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e reja. Janë zgjedhjet e reja me një qeveri socialiste nuk ka arsye dhe askush nuk kërkon pushtet në tavolinë dhe të ketë persona të palidhur me krimin. Persona të cilët japin besim që mund të kalohet dhe mund të riverifikohet sërish mazhoranca. Mund të fitojë PS është në të drejtën e vet, por do ta fitojë pa kriminelë.
Mustafa Nano: Kjo është ajo që ju keni thënë por nga krahu tjetër nuk po shikoj ndonjë gatishmëri për …
Mesila Doda: Mendoj se po lozet në dy fusha. Nga njëri krah mundohen të bëjnë sikur janë të fortë dhe nga krahu tjetër po merren me përgatitjen e zgjedhjeve. Ka zëra që thonë se janë duke u përgatitur edhe vetë për zgjedhje që ti kalojnë brenda 45 ditëve. Nuk duan që të lënë asnjëherë qeverisjen nga Edi Rama është fjala sepse nga dikush tjetër do të ishte krejtësisht e pranueshme. Por në asnjë mënyrë nuk mund të justifikosh dot një sistem i cili është monopartiak. Dhe në mes të Evropës të pranosh një diktaturë, është një gjë e papranueshme. deri më sot opozita është bërë fasadë e këtij sistemi. Tani nuk ka më fasadë, tani ka dalë ky sistem që është ndërtuar./abcnews.al