Mesazhi i Yuri Kim për ditën e pavarësisë: Vazhdojmë të ecim krah për krah, si aleatë të besueshëm

schedule13:45 - 4 Korrik, 2020

schedule 13:45 - 4 Korrik, 2020

Si në të gjithë botën, edhe në Shqipëri, këtë vit, pavarësia e Amerikës nuk u celebrua si herët e tjera.

“Këtë vit, festimet e Ditës së Pavarësisë së Amerikës, nuk është si vitet e tjera. Për herë të parë, ne po përballemi me një pandemi e cila nuk na ka lejuar të mblidhemi nën një çati për të festuar ditëlindjen e 244-t të SHBA-ve”, tha ambasadorja Kim.

Dy ditë më parë, ambasada zhvilloi një pritje shumë të kufizuar në ambient të hapur vetëm me Presidentin, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e Partisë Demokratike dhe kryebashkiakun Veliaj dhe dy ambasadore.

Ambasadorja amerikane, në mesazhin e saj siguron se dy vendet do të vazhdojnë të ecin bashkë, krah për krah, si aleate të besueshme.

“Historia ka treguar se në momente vendimtare, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë zgjedhur të qëndrojnë pranë njëra tjetrës. Krah për Krah. Në vazhdojmë të qëndrojmë me ju sot, dhe do të vazhdojmë të jemi me ju nesër, si aleatë, të fortë, të lirë dhe të vendosur për të formuar një bashkim të përsosur”, u shpreh Kim.

Politika shqiptare ka përcjellë urimet e saj, për 244 vjetorin e aleatit më të madh e të qëndrueshëm të vendit tonë./abcnews.al