Kryeministri Edi Rama gjatë bisedës me nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Leonik Tomeo” në Durrës ndau një lajm të trishtë, që ishte një mesazh edhe për të gjithë skeptikët për sëmundjen e koronavirusit.
Kreu i qeverisë tha se vëllai i një shoku të tij, në një moshë të re, humbi jetën nga koronavirusi. Sa i përket shifrave të infektimeve, ai tha se trendi është i stabilizuar.
“Fatmirësisht kemi një trend të stabilizuar dhe jo numra katastrofikë. Numri i fataliteteve nuk është në tërësinë e vet më i madh në mënyrë të ndjeshme sesa ka qenë vitin e shkuar në aspektin e goditjeve vdekjeprurëse nga sëmundjet, por kjo nuk do të thotë asgjë nëse ky rrezik të vjen në shtëpi.
Jo më larg se dje unë dëgjova, për një person që e kam njohur personalisht, vëllai i një shokut tim që humbi jetën dhe nuk ishte në moshë shumë të madhe, ishte i ri” tha ai.
Rama u shpreh më tej se cdo gjë varet nga nxënësit, mësuesit dhe drejtuesit e shkollave për të respektuar masat e thjeshta që janë mbajtja e maskës dhe distanca. “Mjafton njëri të gabojë për të marrë në qafë të tjerët“./db/abcnews.al



