“Mesazh për Perëndimin”, Putin mund të shpërthejë një bombë bërthamore në kufi me Ukrainën

schedule12:52 - 4 Tetor, 2022

schedule 12:52 - 4 Tetor, 2022

Vladimir Putin mund të ndryshojë kursin e luftës, duke shpërthyer një bombë në kufi me Ukrainën, në një mesazh për Perëndimin. Rusia vazhdon të kërcënojë më përdorimin e armëve bërthamore ndërsa aneksoi zyrtarisht 4 rajone lindore të Ukrainës, sipas mediave të huaja.

Sipas burimeve, një nga opsionet në tryezë është që Putini të shpërthejë një armë bërthamore në kufi për të treguar forcën. Putinit do t’i duhej të gjente një zonë mjaft të madhe për të shpërthyer një bombë, pa lënduar njerëzit e tij.

Por loja e rrezikshme mund të dërgojë një mesazh të qartë për Ukrainën dhe Perëndimin se ai nuk ka frikë të përdorë armët bërthamore në luftë për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Kuptohet gjerësisht se kërcënimet aktuale bërthamore i referohen veçanërisht armëve më të vogla taktike të dizajnuara për përdorim në fushën e betejës dhe jo bombave masive që shkatërrojnë qytete.

NATO raportohet të ketë paralajmëruar anëtarët e saj për mundësinë që Putin mund të përgatitet për një përshkallëzim, duke çuar në përdorimin e armëve bërthamore.

Një nga opsionet  është që Putin të lëshojë një armë bërthamore në Detin e Zi. Putin mund të shpërthejë një armë mbi detin që kufizohet me Rusinë dhe Ukrainën, së bashku me shtetet e NATO-s Rumaninë, Bullgarinë dhe Turqinë.

Putini potencialisht mund të shpërthejë edhe një bombë në ishullin e gjarpërinjve – një simbol i rezistencës ukrainase nga fillimi i luftës. Opsione të tjera mund të jenë një sulm i plotë në fushën e betejës ndaj forcave ukrainase duke përdorur një armë bërthamore taktike.

Ndonëse më të vogla, pajisje të tilla do të ishin ende krejtësisht shkatërruese, duke vrarë mijëra dhe duke shkaktuar rrezatim. Një opsion tjetër mund të jetë që Putin mund të kryejë një sulm në Kiev, apo edhe të përpiqet të shkatërrojë armët perëndimore që hyjnë në Ukrainë nga Polonia, raporton abcnews.al.

Dhe të gjitha këto opsione ka të ngjarë të sjellin një reagi të Perëndimit. Mund të variojë nga një sulm bërthamor i SHBA-së ndaj rusëve në një përpjekje të papritur për t’i dhënë fund luftës dhe për të negociuar paqen midis Kievit dhe Moskës.

Si SHBA ashtu edhe Rusia besohet se kanë investuar shumë kohë dhe para në zhvillimin e armëve taktike bërthamore të gatshme për përdorim në  fushën e betejës.Armëve u mungon fuqia shkatërruese e armëve më të mëdha të epokës së Luftës së Ftohtë –  siç është Tsar Bomba.

Një Tsar Bomba e vetme 58 megaton mund të shkatërrojë një zonë prej 50 miljesh, të vrasë miliona njerëz, të dërgojë një valë tronditëse që do të rrethonte globin tre herë dhe të shkaktonte një re kërpudhe të dukshme deri në 500 milje.

Një bombë e tillë u konsiderua shumë e madhe për t’u përdorur për shkak të pasojave potencialisht apokaliptike. Por diçka e tillë, i ka shtyrë planifikuesit e luftës të zhvillojnë dhe të përdorin potencialisht armë bërthamore taktike  në krahasim me ato strategjike, raporton abcnews.al.

Doktrina e luftës së Moskës besohet të jetë e hapur për përdorimin e armëve bërthamore në një konflikt konvencional si një mënyrë për të frikësuar kundërshtarët dhe përdorimi i një arme të tillë duhet të nënshkruhet personalisht nga Putin.

Moska ka praktikuar më parë strategji të tilla në terren – të tilla si simulimi i një sulmi të NATO-s në enklavën ruse të Kaliningradit. Në atë kohë, forcat ruse planifikuan të sulmonin Perëndimin duke lëshuar armë bërthamore në Poloni dhe SHBA.

Dhe këto stërvitje besohet se janë zhvilluar në vitet 90’. Sido që të jetë, rreziku i përdorimit të armëve bërthamore e vendos njerëzimin në greminën e një prej momenteve më të rrezikshme që nga Lufta e Ftohtë me spektrin e afërt të Luftës së Tretë Botërore.

NATO ka ana tjetër ka paralajmëruar se Putini do të  përballet me pasoja  katastrofike nëse përdor një armë bërthamore,  me aleancën që e përshkruan luftën në pikën më të nxehtë.

/abcnews.al