Mes Jonidës dhe Romeos, kë zgjodhi Bora Zemani?

schedule10:20 - 9 Janar, 2021

schedule 10:20 - 9 Janar, 2021

Bora Zemani është një nga vajzat më “In” të momentit në televizion. Gjithashtu, ajo është e shumëkomentuar për jetën e saj private.

Së fundmi, e ftuar në puntatën e “Shiko Kush Luan” me Luana Vjollcën, Borës iu kërkua të bëjë një zgjedhje të vështirë.

Ajo u vendos përballë pyetjes “Jonida Maliqi apo Romeo Veshaj”, mes të cilëve duhet të bënte një zgjedhje.

E vendosur në siklet dhe pasi tregoi se kjo ishte një pyetje e vështirë, moderatorja e mori më në fund vendimin e saj dhe u përgjigj duke lënë të kuptohet se s’mund t’i ndante dot.

“Janë dy dashuri të ndryshme”, tha ajo dhe sigurisht që përgjigjia iu pranua.

Kujtojmë që Bora është prej disa kohësh në një lidhje me Donald Veshajn dhe rrjedhimisht ka raporte shumë të afërta me çiftin Jonida-Romeo. l.k/abcnews.al