Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mes Europës, Rusisë dhe NATO/ Situata në Ballkan mbetet e tensionuar

schedule16:31 - 24 Mars, 2018

schedule 16:31 - 24 Mars, 2018

19 vjet më parë në 24 Mars, NATO nisi bombardimet ajrore në Serbi për të ndaluar spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës me urdhër të ish-Presidentit serb Milosheviç. Por ende sot, situata në Ballkan mbetet e tensionuar dhe mes tre udhëkryeqve: Bashkimit Europian, NATO-s dhe Rusisë.

Zhurma e sirenave, në 24 Mars të 1999-s tregonte se avionët e NATO-s nisën të bombardonin Beogradin për t’i dhënë fund spastrimit etnik të urdhëruar nga Presidenti serb Milosheviç kundër popullsisë shqiptare të Kosovës. Sulmet ajrore zgjatën 78 ditë, dhe provokuan viktima e dëme të shumta materiale.

Po dhe sot e kësaj dite pas 19 vitesh Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën shtet, pavarësisht se ajo shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Ballkani Perëndimor, prej kohësh, gjendet në qendër të përplasjeve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Europës, ku secila palë akuzon tjetrën se po tërheq rajonin nga ana njërës në dëm të tjetrës.

Mali i Zi është pjesë integrale, por dhe shumë delikate e ksaj përplasjeje, ashtu si dëshmon dhe arrestimi i bujshëm ditën e zgjedhjeve të përgjithshme në Tetor të 2016-ës të një grupi serbësh dhe malazezës me akuzën e organizimit të një grushti shteti dhe ndoshta për të vrarë dhe Milo Gjukanoviç, çdo gjë për të ndaluar anëtarësimin e vendit në NATO. Aktualisht janë 14 personat, që po gjykohen përfshirë dhe dy shtetas rusë, që arritën të largoheshin nga vendi.

Që tensionet janë të larta e tregojnë dhe qëndrimet e liderëve të ndryshme. Në vizitën e tij të fundit në Slloveni, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, theksoi se të qënurit vend anëtar në NATO apo BE, jo domosdoshmërisht nënkupton shmangien e marrëdhënieve me shtete që nuk janë të përfshira në këto organizat ndërkombëtare duke iu referuar qartë Rusisë. Më tej, ai shtoi se është absolutisht e dëmshme që t’i bëhet presion një vendi për të zgjedhur perëndimin apo lindjen.

Fatkeqësisht, vazhdoi ai, disa kolegë në perëndim përdorin këtë logjikë kur komunikojnë me Ballkanin Perëndimor.

Fjalë këto që mund të lidhen me ato të zëvendëspresidentit, Mike Pence, i cili një vit më parë ndaloi në Mal të Zi për një samit me liderët e vendeve të Ballkanit. Pence atje u shpreh se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në perëndim dhe kurajoja e këtyre vendeve veçanërisht përballë presioneve ruse, frymëzon botën dhe meriton vlerësim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!