Mes emrave të njohur të letërsisë europiane, Enkel Demi shpallet fitues i çmimit të rëndësishëm

schedule14:32 - 18 Maj, 2021

schedule 14:32 - 18 Maj, 2021

Gazetari dhe shkrimtari Enkel Demi është shpallur fitues i Çmimit Europian të Letërsisë 2021 për Shqipërinë.

Ishte pikërisht romani “Flama” që bëri gazetarin me emrin e artit Tom Kuka të rrëmbente këtë çmim të rëndësishëm letrar.

Ndërkohë vihet re që Demi renditet mes emrave të njohur, që po ashtu janë zgjedhur fitues në vendin e tyre si në Portugali Frederico Prederira apo Suedi Maxim Grigoriev.

Kujtojmë që romani “Flama” është krijuar në muajt e karantinës por frymëzimi i autorit lidhet me Tiranën e para 1 shekulli. Në këtë libër vihet re një Shqipëri të ngjashme me atë të “Hide në kalldrëm”, romani i parë i botuar prej tij. Madje dhe disa nga personazhet, që sërish sillen rreth një krimi të pazbuluar, në një botë ku magjikja dhe realja shkrijnë kufijtë me njëra tjetrën.l.k/abcnews.al