Merr flakë në ecje, shkrumbohet makina në Tiranë

schedule20:44 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 20:44 - 6 Dhjetor, 2021

Një automjet ka marrë flakë në ecje në zonën e “Ish Uzinës së Traktorëve” në Tiranë. Sipas uniformave blu mjeti ka qenë në ecje në momentin kur ka marrë flakë, ndërsa është shkrumbuar plotësisht.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

“Me datë 06.12.2021, rreth orës 19:40, në Unazën e Madhe, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Traktorëve”, ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin Xh. P.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al