Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Merkoçi: T’i braktisim sheshet vetëm kur të plotësohen kërkesat tona

schedule18:08 - 10 Mars, 2022

schedule 18:08 - 10 Mars, 2022

Protestës së qytetarëve në ditën e dytë në Tiranë u është bashkuar edhe Fatmir Merkoçi, i njohur si një nga aktivistët e protestave të Dhjetorit 90-të.

Në fjalën e tij para qytetarëve Merkoçi i drejtoi 3 kërkesa kryeministrit Edi Rama, ku e para ishte që të shpallë në ‘Fletoren Zyrtare’ minimumin jetik për qytetarët.

Ai ju bëri thirrje shqiptarëve që t’i braktisin shesh vetëm kur Rama dhe qeveria e tij të plotësojnë të gjitha kërkesat.



‘Rama përfaqëson socialistët, të cilëve ju dhimbsen të varfrit, pasi sa herë vijën këta në pushtet e bëjnë popullit të gjithë të varfër. Mjafton të thuash Rama dhe i ke sharë të gjithë. Kërkesat e qytetarëve o biçim kryeministër janë të thjeshta dhe të prekshme. Kërkesa e para shpalljen në fletoren zyrtare të minimumit jetik. Kërkesa e dytë është për energjinë eklektike, para se të shpallësh rritje duhet të shpallësh dhe të nxjerrësh në publik kontratat që ke me oligarkët e tu. Deklaro vetëm sa naftë është futur që kur ka nisur lufta apo ngritja e çmimit, asnjë gram nuk kanë marrë. Të largohemi nga sheshi vetëm nëse Rama u jep zgjidhje të gjitha kërkesave tona’, tha Merkoçi. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!