Merkel po vonon me përgjigjen, por Bundesliga nis këtë muaj

schedule17:41 - 3 Maj, 2020

schedule 17:41 - 3 Maj, 2020

Vendimi do të merret në mesjavë, por shanset po shtohen. Edhe pse kancelaria Merkel nuk arriti të enjten që të thoshte “po” për rifillimin e futbollit, ministri i saj i brendshëm, Horst Zehëfer, u shpreh shumë pozitivisht.

Ai theksoi se Bundesliga gjermane mund të nisë këtë muaj, natyrisht pa dhënë datë: “Unë gjykoj se plani i Ligës së Futbollit është i besueshëm dhe unë e mbështes nisjen e Bundesligës në maj, – tha Zehëfer, – por, është e qartë se nuk do të ketë privilegje për kampionatin, që nuk do t’i kenë qytetarët.

Unë mendoj se nëse del një rast pozitiv, skuadra duhet të mbyllet në karantinë, diçka që nuk është në planin e Ligës”. Një ekuacion i vështirë, sidomos pasi tre të prekur me Koronavirus u gjetën te Koln javën që shkoi.

Vetë futbollistët e Koln janë shprehur për të qenë në karantinë për një rast të tillë, diçka që e rrezikon zhvillimin e kampionatit. Ekipet gjermane janë kthyer në stërvitje prej shumë ditësh, duke zbatuar një procedurë shumë të rreptë sigurie, dhe me përjashtim të Koln nuk janë raportuar raste të tjera me virus.

Bundesliga u ndërpre në mes të muajit mars, ndërsa synohet që ajo të fillojë në 16 maj, apo qoftë edhe në fund të muajit, për të arritur që të mbyllet sezoni. Gjermania ka deri tani mbi 160 000 të infektuar me Koronavirus dhe mbi 6 600 jetë të humbura./abcnews.al