Merkatoja e janarit thyen rekord, 4728 lojtarë të transferuar në total

schedule13:01 - 9 Shkurt, 2023

schedule 13:01 - 9 Shkurt, 2023

Rekord transferimesh ndërkombëtare të përfunduara në futbollin e meshkujve dhe femrave, ku totali është 4728 lojtarë të cilët janë transferuar.

Kjo është bërë e ditur nga FIFA pas një publikimi të një statistike, e cila tregon një rekord hsitorik, me një shpenzim total prej 1.57 miliardë dollarë. Sipas raportit, gjithsej 4387 transferime u kryen vetëm për futbollin e meshkujve në merkaton e janarit 2023.

Edhe shpenzimet nga kjo merkato kapën shifrat tepër të larta, plot 1.57 miliardë dollarë, 230 milionë dollarë më shumë se rekordi i janarit të vitit 2018./ h.ll/abcnews.al